Globi

Horror në Indi, 12-vjeçari në gjendje kritike pas përdhunimit në grup

Shkruar nga Liberale
Horror në Indi, 12-vjeçari në gjendje kritike pas

Një djalë 12-vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi u bë viktimë e përdhunimit në grup në Indi. Sipas raporteve nga CNN, që citon një ankesë të paraqitur nga familja e djalit, mes sulmuesve, gjithsej tre dhe të gjithë të mitur, ka edhe një të afërm të viktimës.

Sulmi i supozuar ndodhi në rrethin verilindor të Seelampur më 18 shtator, por nuk u raportua deri më 22 shtator, sipas deklaratave nga policia dhe DCW, një autoritet i caktuar për të hetuar çështjet në lidhje me sigurinë e grave nën ligji i Delhi.

Hetimet janë duke vazhduar pasi dy nga të akuzuarit janë arrestuar, tha Sain në një deklaratë video.

“Tre të akuzuarit vijnë nga i njëjti komunitet, kanë qenë fqinjë”, tha nënkomisioneri, duke shtuar se njëri nga personat kishte lidhje me viktimën.

Jo vetem. Përveç përdhunimit, djali dyshohet se është sulmuar me shkop dhe është rrahur brutalisht me tulla, siç raportojnë prindërit e tij.

“Djali nuk është në gjendje të mirë dhe mund të mos ia dalë”, tha presidenti i DCW, Swati Maliwal, përmes telefonit për CNN kur u pyet për gjendjen e tij aktuale.

Kjo nuk është hera e parë që sulme të tilla ndodhin në Indi./Liberale.al

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH