Aktualitet

Hoqi me forcë flamurin turk nga plazhi i Gjirit të Lalzit dhe e hodhi në det, arrestohet 48-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Hoqi me forcë flamurin turk nga plazhi i Gjirit të Lalzit dhe e hodhi

Është arrestuar një 48-vjeçar në plazhin e Gjirit të Lalzit, pasi ka hequr me forcë flamurin turk nga një vendroje.

Policia thotë se ka arrestuar 48-vjeçarin me iniciale Sh.S., banues në Mazrek, Tiranë, pasi ka hequr flamurin dhe e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det.

Ky veprim është filmuar me celular nga vetë autori dhe më pas është postuar në rrjetet sociale.

Ai akuzohet për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH