Këshilltari i Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, Yuriy Sak ka thënë se, Holanda do të bëhet vendi i parë që do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16.
Sipas tij, Holanda ka 18 F-16 të cilët nuk përdoren: “Ata avionë luftarakë mund të dërgohen në Ukrainë. Fillimisht ishte planifikuar kalimi i tyre te kompanitë private, por ky proces është shtyrë”.
Sipas informacioneve, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian nuk kanë përjashtuar që ushtria ukrainase të marrë avionët luftarakë F-16 deri në vjeshtë të këtij viti.