Në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë votohet për rinovimin e parlamentit.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës prezantoi disa nga kandidatët për deputetë të partisë së tij dhe njoftoi se bartës i listës do të jetë pikërisht ai.
Njëkohësisht, Haradinaj ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për postin e presidentit.
“AAK do të kontribuojë në parlament dhe qeveri dhe me mua si president ta bëjmë Kosovën një shtet me të cilën krenohemi të gjithë dhe të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së. Nesër do të paraqesim listën e plotë të kandidatëve ku dy të tretat janë të rinj”, tha Haradinaj.