Aktualitet

Hapja e negociatave, Rama ia dedikon suksesin ish-kancelares gjermane: Pa të, nuk do të ishim sot këtu

Shkruar nga Liberale
Hapja e negociatave, Rama ia dedikon suksesin ish-kancelares gjermane: Pa

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar presidentin francez Emmanuel Macron dhe ish-kancelaren gjermane Angela Merkel për kontributin e dhënë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Gjatë konferencës së përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për hapjen e negociatave, Rama shprehu mirënjohjen për ekipin e Presidentit Macron dhe kontributin e dhënë në zhbllokimin e ngërçit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Rama ka falënderuar dhe popullin shqiptar, për mosdorëzimin në ndjekjen e rrugës evropiane.

“Dua të falënderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive, por pa të cilën nuk do të ishim këtu dhe kjo është ish-kancelarja Angela Merkel. Ajo ka ditëlindjen dhe do të doja t’i uroja gjithë të mirat. S’do të ishim këtu pa përpjekjet e tepërta të Presidencës franceze, ekipit të presidentit Macron, të cilët kanë punuar pa lodhur që të mbërrinim në përfundimin francez që shtroi rrugën për zhbllokimin e një ngërçi absurd. Falenderoj gjithë popullin shqiptar që kurrë nuk u dorëzua së ndjekuri rrugën evriopiane”, tha Rama

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH