Sport

Haaland “gdhend” emrin e tij në Champions League

Shkruar nga Liberale
Haaland “gdhend” emrin e tij në Champions League

Erling Haaland po vazhdon të thyejë rekorde. Ylli norvegjez realizoi mbrëmjen e djeshme njërin prej tre golave në fitoren e Manchester City me rezultatin 3-2 ndaj Leipzigut.

Me këtë rast, 23-vjeçari arriti në kuotën e 40 golave nga 35 ndeshje të zhvilluara. Këtë, ai e ka arritur me tri klube, me Salzburgun, Borussia Dortmundin dhe kampionin aktual europian, Cityn.

Kështu, Haaland u bë lojtari më i ri në histori të Championsit që i shënon 40 gola në këtë garë prestigjioze.

Ai ishte njëri prej kandidatëve kryesorë për ta fituar “Topin e Artë” sivjet, por përfundoi i dyti pas Lionel Messit.

Haaland pati një sezon fantastik duke i fituar tre trofe me “Qytetarët”, Champions League, Premier League dhe FA Cup.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH