Aktualitet

Gruaja u vetëhodh nga furgoni, ja përse policia arrestoi sot bashkëshortin e 57-vjeçares

Shkruar nga Liberale
Gruaja u vetëhodh nga furgoni, ja përse policia arrestoi sot

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në aksin Peqin – Elbasan, ku një 57-vjeçare që po udhëtonte me një furgon pasagjerësh hapi derën e pasme dhe u vetëhodh, duke gjetur vdekjen në vend.

Në media u raportua se gruaja ndërmori aktin ekstrem, pas debateve që kishte patur me bashkëshortin. Sot, Policia njoftoi se është bërë i mundur arrestimi i bashkëshortit të viktimës, i cili akuzohet  për “Dhunë në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, ku humbi jetën shtetasja, 57 vjeçe, si pasojë e vetëhedhjes nga dera e pasme e furgonit për pasagjerë, me të cilin udhëtonte, ju informojmë se:

Pas hetimeve të thelluara për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga bashkëshorin e 57-vjeçares Merushe Gjuzi, shtetasin , 68 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e shtetases M. Gj., e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH