Aktualitet

Gruaja tenton të vetëvritet, dhunohet nga burri fizikisht, arrestohet ky i fundit

Shkruar nga Liberale
Gruaja tenton të vetëvritet, dhunohet nga burri fizikisht, arrestohet

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Dibër pasi një një grua ishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj, teksa ajo ka vendosur të vetëvritet.

Nga njoftimet e marra është arrestuar i shoqi i gruas.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 43-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe si pasojë kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar lëndë helmuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH