Aktualitet

Gruaja e dhunuar: Më lironi burrin që të sigurojë ushqimin e fëmijëve

Shkruar nga Liberale
Gruaja e dhunuar: Më lironi burrin që të sigurojë ushqimin e

Në familjet shqiptare gjatë këtyre dy muajve janë shënuar 543 episode mosmarrëveshjesh ku kryeson dhuna në familje, kanosjet dhe shkatërrimi i pronës, sipas burimeve jozyrtare të tch.

Kjo kurbë në rritje shpjegohet nga policia me stresin e lartë nga karantinimi. Prej tyre 312 personave u janë plotësuar në polici kërkesat për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, që më pas kanë vazhduar edhe në gjykatë me vendimet për mbrojtje.

Stela Mucaj është një grua e dhunuar prej vitesh të tëra e që nga Covidi nuk ka mundësi të punojë si shitëse ambulante. Burri i saj gjendet në burg për dhunë në familje, ndërkohë që ajo, e vetme me pesë fëmijë gjendet në vështirësi familjare. Ndaj 36-vjeçarja i kërkoi gjykatës që ai të lërë qelinë që t’u sigurojë ushqim fëmijëve.

Stela thotë se Flamur Avdillari e ka dhunuar prej vitesh dhe madje ka kryer edhe dy vite burgim.

Por sidoqoftë vendimmarrja është në dorë të gjykatës aq më tepër kur kodi penal është ashpërsuar dhe parashikon sanksione të forta për burrat dhunues që rrahin partneret në prani të fëmijëve apo janë përsëritës, sikurse është Flamur Avdillari.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH