Aktualitet

Greqia nuk heq dorë, i vendos kushte Shqipërisë për integrimin në BE

Shkruar nga Liberale
Greqia nuk heq dorë, i vendos kushte Shqipërisë për

Greqia nuk tërhiqet nga kërkesa e saj që Shqipëria të respektojë minoritetin grek në territorin e saj, në të kundërt do të përballet me pengesa për integrimin.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur sërish se një prej kushteve kryesore që kërkon Athina ndaj Tiranës për të mbështetur fillimin e negociatave me BE janë të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Flasim ndershmërisht me Shqipërinë. Kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës Greke. Ne nuk kemi pretendime për Shqipërinë. Greqia është një faktor i stabilitetit dhe sigurisë së kufijve. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të kuptojë që ecuria e saj europiane përmban mbrojtjen e te drejtave dhe parimeve europiane, të cilat sigurojnë mbrojtjen e pakicave. Kërkon gjithashtu respektimin e pasurive të tyre. Dhe nuk ka mundësi që pasuritë në zonën bregdetare të Himarës të mos jenë objekt që duhet mbrojtur”, ka deklaruar kryediplomati grek në një intervistë për gazetën “Kathimerini” të së dielës

Ai ka deklaruar më tej se Greqia është rimëkëmbur, pas rënies nga kriza ekonomike dhe do të ndikojë më fuqishëm për integrimin e rajonit të Ballkanit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH