Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në Tiranë kanë zbardhur dhe dokumenuar ngjarjen e ndodhur më datë 04.05.2021, në rrugën “Mihal Duri”, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë 3.000.000 lekë të rinj, punonjësit të një pike valute, duke arrestuar në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar.
I arrestuari është shtetasi me inicialet R. S., 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit M. Gj., 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe M. B.(B)., 26 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë.
Policia tha se ka sekuestruar edhe shumën e parave të vjedhura nga këta 3 shtetas.