Grabitet filiali i një institucioni financiar privat në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në zonën e Brrylit.
Sipas "News 24" autori ka kërcënuar punonjësit me armë, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me shpejtësi.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihet ende shuma e grabitur.
Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar shërbimet ku po bëhet krehja e zonës.