GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën, i cili është njëkohësisht nipi i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Ai u arrestua pas një super-aksioni të Policisë së Durrësit, FNSH-së dhe RENEA-s, për atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, i ndodhur te mbikalimi i Shkozetit në vitin 2019. Në atentat mbeti i vdekur shoferi i prokurorit, Andi Maloku.
Ndërkohë Erjol Halilaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës në atentat, është dënuar me 35 vite burg.
Redjan Rraja rezulton të jetë përfshirë në dy ngjarje të tjera të mëparshme, siç ishte vrasja e Elton Çiços dhe dhuna ndaj Xhisiela Malokut.
Në atë kohë, gjykata akuzoi Redjan Rrajën se kishte treguar veprimet e viktimës në shoqërinë e tij, para se ai të qëllohej për vdekje, në një lokal në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.