Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës përfundoi me rezultatin 1-0 për të kuqtë. Takimi u vendos nga goli i Xhuliano Skukës dhe ekipi i Colellas mori 3 pikë në shtëpi.
Ata gjithashtu siguruan vendin e parë në Kampionat me 4 pikë më shume se Tirana e cila renditet e dyta.
Në fundin e sfidës nuk kanë munguar përplasjet.
Shkak i përplasjes është bërë një veprim i Valentino Murataj, i cili tentoi të imitonte atë çka bëri Albano Aleksi në derbin e fundin, duke provuar të vendosë flamurin në mesin e fushës.
Përplasje të cilat shihen shpesh në ndeshje të cilat kanë tensione mes tifozëve por edhe me lojtarëve.