Aktualitet

Gjendet i vdekur 39-vjeçari në burgun e Beratit

Shkruar nga Liberale
Gjendet i vdekur 39-vjeçari në burgun e Beratit

Një 39-vjeçar i cili vuante dënimin me burg në Berat është gjetur i vdekur në qelinë e tij.

Mësohet se, 39-vjeçari është identifikuar si Blerim Protoduari, nga fshati Poshnje në Urë-Vajgurore. Ai është gjetur i vetëvarur me kabullin e televizorit në qeli nga roja e turnit të shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e Krishtlindjeve, por ky rast nuk është bërë publik nga institucioni i IEPV-së Berat. Protoduari vuante dënimin me burg prej 7 muajsh për akuzën “Dhunë në Familje”, ndërsa sipas informacioneve, 39-vjeçari kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH