Erion Isai, kryetari i Bashkisë Kolonjë, njëkohësisht kandidat për këto zgjedhje lokale, ka folur për mediat, pas njoftimit të policisë se ai ishte dhunuar nga një qytetar.
Ai iu ka bërë apel qytetarëve të votojnë për cilin kandidat të duan në zgjedhjet e 14 majit dhe u shpreh se i vjen kq nga kjo histori e shëmtuar.
“Mbrëmë më është dukur sikur po rixhirohej filmi ‘Kanan Tafili’ me historira bllokime rrugësh dhe absurditete, banalitete që nuk i kanë hije të gjithë Shqipërisë, jo vetëm Kolonjës që e ka treguar se dhunën e refuzon dhe e refuzon me forcë. Kolonja për këtë rast ka një shprehje shumë të bukur ‘gjarprit kur i vjen ngordhja del në rrugë’ dhe më vjen keq për gjithë incidentin dhe gjëja që më vjen më shumë keq është që kur të kërkohet në Google, Kolonjë do të dalë dhe kjo histori e shëmtuar,” – u shpreh Isai.
Kryebashkiaku i Kolonjës tha se versioni që ka dhënë kundërshtari i tij nga “Bashkë Fitojmë” është për të ardhur keq, ndërsa shtoi se as nuk e njihte dhe për herë të parë e pa ditën e djeshme.
Sipas tij stafi i tij ka treguar qytetari, duke hedhur poshtë akuzat e Lumanit i cili deklaroi se truprojat e Isait për pak e kanë goditur edhe në prani të shefit të komisariatit të Kolonjës.
Kandidati i PD-së Et’hem Lumani në Kolonjë ka sqaruar më herët incidentin e shënuar mbrëmjen e djeshme, ku u godit pranë fshatit Qinam rivali i tij në garë nga kampi socialist Erion Isai. Sipas tij Isai dhe kreu i Partisë Socialiste po bënin fushatë në ditën e heshtjes zgjedhore, për të cilën ka njoftuar edhe shefin e komisariatit.
Ai thotë se ka shkuar vetë për të shuar sherrin, por është përballur me tentativë dhunë nga ana e Isait, kreut socialist dhe shoqëruesit. Ai thekson se kandidati Isai nuk është goditur në prezencë të tij.
“Kam bërë fushatë modeste, të shkëlqyer, pa asnjë problem. Dje ishte heshtje elektorale. Mbrëmë rivali im ka qenë për fushatë bashkë me kreun e PS-së dhe një grup shoqëruesish në fshatin në Qafëzez. Ata personat që më kanë informuar ka qenë kreu i qendrës së votimit. Më ka thënë që këtu ka ardhur kryetari i Partisë Socialiste. Kam marrë në telefon shefin e komisariatit dhe i kam thënë që sot është heshtje elektorale dhe i kam thënë; urgjentisht se sot është heshtje elektorale të lutem që të mos ndodhë asnjë aksident të vini sa më parë. Kishte ikur me shpejtësi nga Qafëzez. Djemtë në QV në Qinam e kishin lajmëruar dhe kam ikur unë përpara shefit të komsaraitit. Unë shkova dhe shova sherrin se mund të ishte shumë më i madh. Kanë tentuar të më godasin, edhe kryetari i Partisë Socialiste edhe kandidati edhe bodyguard. Jam kandidat, jam babai juaj u kam thënë rrini të qetë se po vjen shefi i komisariatit dhe në sy të shefit njëri nga ata ka tentuar të me godasë. Tani interpretohet në formë të ndryshme. Kjo është poshtërsi ndaj një personi që po bën një fushatë të qetë. Unë u bëj thirrje të shkojnë të votojnë.
Erion Isai i ka bërë ato shenja para se të vija unë, ky është grindur me këta njerëz prandaj mund të ketë ndonjë shenjë. Nuk e di unë, unë kam vajtur dhe kam shuar sherrin. Personi është anëtar i KZAZ nga koalicioni “Bashkë fitojmë” 2 -3 minuta para meje. Erion Isai nuk është goditur në prezencën time, por është ruajtur nga unë. Këta kanë të gjithë unë jam vetëm këtu”.