Aktualitet

Genc Ruli: Kam qenë kritik, PD po tregon shenja pjekurie

Shkruar nga Liberale
Genc Ruli: Kam qenë kritik, PD po tregon shenja pjekurie

Komisioni i vlerësimit të PD të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie zhvilloi sot mbledhjen e pare konstituive. Për herë të parë pas emërimit nga forumet më të larta të partisë, 5 anëtarët e Komisionit nisën zyrtarisht punën.

Në një deklaratë për mediat, Genc Ruli, anëtar i komisionit, dikur një nga kritikët e PD, tha se vetë fakti që PD i bëri ftesë atij tregon një një shenjë pjekurie të forcës politike.

“Eshtë një komision që vepron mbi elementet e besimit reciprok, janë gjeneratë të ndryshme po t'i shohësh nga ta themeluesit, dhe prurje të reja.

Mendoj që ky proces është deklaruar nga vetë Basha që është një politikë hapje unë jam një njeri që kam patur qëndrime kritike ndaj tij, dhe besoj që kjo ftesë që më bënë mua është shenje e pjekurisë së PD.

Sot unë jam dakord me çdo aksion politik të saj, dhe ndihem i nderuar që po përfshihemi e këtë proces që në fund do jetë fitore e madhe elektorale”, tha Ruli.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH