Prokurori Arjan Ndoja ka dhënë dëshminë e tij edhe pse ndodhet i plagosur në spital. Ai është shprehur në dëshminë e tij pas atentatit në autostradë se para se t’i bënin pritë ka qenë duke drekuar.
Sipas gazetares Klodiana Lala, prokurori e mohon kategorikisht që të ketë qenë objektiv i sulmit.
“S’kishte arsye për të mu adresuar në autostradë, mund të më qëllonin në derën e shtëpisë, në derën e punës, ska arsye të më qëllonin në autostradë”, ka thënë prokurori, tha Lala. /Gazeta Liberale