Showbiz

FOTOT/ Rikthehen Fatos dhe Xhoana Nano, si kanë ndryshuar ata sot

Shkruar nga Liberale

Ish-kryeministri Fatos Nano dhe familja e tij janë shkëputur prej vitesh nga jeta publike.

Pas largimit nga politika, Nano dhe familja e tij kanë rindërtuar jetën e tyre në Vjenë të Austrisë.

Por së fundi bashkëshortja e ish- kryeministrit Fatos Nano, Xhoana, është rikthyer në atdhe ku ka festuar dhe 50 vjetorin e lindjes.

Ka qenë artistja e njohur shqiptare e Make up-it, Lili Ismaili që ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të zonjës Nano ku e uron për ditën e saj të lindjes.

“Happy birthday. Koha  ka ndaluar për ty”, shkruan ajo në krah të fotos, dhe vërtet, kjo është e para gjë që i shkon ndërmend çdokujt kur shikon këtë foto: Vitet duket sikur nuk kanë asnjë efekt mbi të!

Sakaq, në Shqipëri këto ditë ndodhet edhe ish-kryeministri Fatos Nano.

Një ditë pas zgjedhjeve të 14 majit, Nano është shfaqur në një nga restorantet e njohura të Tiranës. Pronari i restorantit, Ismet Shehu, ndau edhe një foto me liderin historik të së majtës.

“Ndoshta ky zotëri di më shumë për historinë tonë. Sepse historinë e bëjnë njerëzit, dhe ata krijojnë vendet dhe objektet për të na treguar atë që shkoi. Ju faleminderit z, Fatos Nano për vizitën dhe kujtimet!”, tha Shehu, krahas fotos që publikoi në rrjetet sociale.

Xhoana dhe Fatos Nano lidhën kurorë në 9 nëntor 2002, kur Nano ishte në krye të qeverisë.

Kjo ishte martesa e dytë për liderin historik të së majtës, pas ndarjes së tij nga bashkëshortja e parë, Rexhina.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH