Sport

FOTO/ Rikthimi i një legjende, i mungonte publikut prej 5 vitesh, më në fund Indrit Fortuzi ‘bëhet i gjallë’

Shkruar nga Liberale

Indrit Fortuzi, pas disa vitesh mungesë, i është rikthyer papritur publikut.

Në fakt, kanë qenë fansat e Tiranës ata të cilët kanë rikthyer legjendën e klubit kryeqytetas.

Indrit Fortuzi ndodhet në Kanada me familjen e tij, ku edhe ka festuar suksesin e Tiranës që pas barazimit të fundit 1-1 me Partizanin, është shumë pranë titullit kampion.

Në Kanada një tifoz i Tiranës ka mbledhur dashamirësit e këtij ekipi, në një mbrëmje festive pas barazimit 1-1 me Partizanin.

Mes tyre, spikaste edhe Indrit Fortuzi.

Pasi mbylli karrierën futbollistike, Fortuzi u përfshi në politikë. Ai pati një peripeci me drejtësinë në vitin 2017 dhe vendosi të largohej me familjen e tij drejt Kanadasë, ku ndodhet edhe sot.

Mungesa prej më shumë se 5 vitesh, ka shtuar interesin e publikut për një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit shqiptar.

Në karrierën e tij, Indrit Fortuzi e nisi me Dinamon, por shkëlqeu me Tiranën, duke fituar trofe të shumtë dhe duke u kthyer në një ikonë për tifozerinë bardheblu.

/Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH