Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi janë bërë bashkë sot më 5 maj në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut.
Të tre kanë nderuar së bashku dëshmorët e atdheut, duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve.
Këtë herë nderimi i dëshmorëve u bë në një ceremoni më të thjeshtë për shkak të situatës së pazakontë të koronavirusit e cila ka mbërthyer jo vetëm Shqipërinë, por gjithë botën. /Gazeta Liberale
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1139204,1139205,1139206"]