Sociale

Flini me celular pranë kokës? ja pasojat negative që ju sjell

Shkruar nga Liberale

Shpesh herë flini me celuar pranë kokës ose pasi e vini atë në karikim e lini pranë vetes. Ju zgjoheni në mëngjes, e merrni direkt në dorë dhe shikoni rrjetet sociale, dhe gjithçka është në rregull. Mund të ndiheni rehat,duke pasur një smartphone kaq afër gjatë gjithë natës, por e vërteta është se nuk është mirë për ju.

Ne do të fillojmë me më të thjeshtat: Kur keni telefonin në krah, në mënyrë të pandërgjegjshme ndiheni sikur jeni gjithmonë në dispozicion. Do të shikoni bisedën në grup, do të shihni emailet tuaja të punës dhe në vend që të relaksoheni dhe të merrni kohë për veten tuaj, do të përfundoni me stres për ditët e ardhshme.

Më pas, shumë studime kanë treguar se si përdorimi i shpeshtë i celularëve ndikon negativisht në gjumin. Drita blu që vjen nga ekrani redukton prodhimin e melatoninës, e cila është përgjegjëse për pushimin. Pa të, përfundoni duke u rrotulluar për orë të tëra ose duke u zgjuar me nerva dhe celularin në dorë, ndoshta.

Edhe nëse nuk e keni mendjen te celulari, por thjesht e lini në komodinën pranë kokës, dridhjet nuk do t’ju lejojnë të relaksoheni. Nëse merrni një mesazh dhe ekrani ndriçon dhomën, qetësia juaj do të shqetësohet përsëri. Në mëngjes mund të mos ju kujtohet se ka ndodhur një gjë e tillë. Por do të pyesni veten pse nuk pushuat përsëri.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH