Sport

Fiton derbin e pestë radhazi, Inter “shpërfytyron” Milan

Shkruar nga Liberale
Fiton derbin e pestë radhazi, Inter “shpërfytyron” Milan

Inter mposhti Milanin me shifrat 5-1.

Serinë e golave e hapi Mkhitaryan, pasi në minutën e 5’ një gjuajtje e dobët nga Dimarco përfundoi në këmbët e armenit i cili më pas e dërgoi në rrjetë.

Goli i dytë erdhi nga Marcus Thuram në minutën e 38’. Sulmuesi francez goditi një predhë nga distanca dhe topi ishte i pamundur për t’u ndalur nga Maignan.

Në pjesën e dytë Milan reagoi, pasi në minutën e 57’, Theo Hernandez la topin për Leao dhe portugezi shënoi përballë zvicerianit Sommer.

Por kuqezinjtë nuk patën forcën për të përmbysur shifrat. Inter shënon përsëri në minutën e 69’ me Mkhitaryan përsëri. Inter nuk u mjaftua me kaq, pasi në të 79’, Calhanoglu shënoi edhe të katërtin falë një goditjeje nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua nga Lautaro Martinez.

Megjithatë, skuadra e Inzaghit nuk ka toleruar fare, pasi në minutën e 93’ të ndeshjes, Davide Frattesi shënon edhe golin e pestë.

Në këtë derbi pati edhe minuta për Kristjan Asllanin, pasi mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 80’ të sfidës. Inter kështu merr kreun e Serie A dhe shënon një rekord personal me 5 derbi të Milanos të fituara radhazi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH