Aktualitet

Festivali i Gjirokastrës tejmbush qytetin, nuk gjenden më vende akomodimi

Shkruar nga Liberale
Festivali i Gjirokastrës tejmbush qytetin, nuk gjenden më vende

Festivali Folklorik i Gjirokastrës prej disa ditësh ka bashkuar muzikën, traditën, etnografinë në një vend.

Gazetarja Dorina Muhaj shprehet se që prej fillimit të Qershorit nuk ka më vende të lira në strukturat akomoduese.

 Sa i përket atmosferës, ajo fillon që herët në mëngjes, me aktivitete të organizuara në disa kënde të ndryshme të pazarit të Gjirokastrës. Turistët dhe vizitorët do të kenë dhe kanë mundësinë deri në datën 1 Korrik të shohin dhe të prekin nga afër produktet e krijuara në mënyrë artizanale, po flasim për gdhendjen e drurit, të gurit, qëndisjen dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me familjen e madhe artizanale.

Gjirokastra ka prej disa vitesh tashmë një fluks të madh të turistëve që vijnë në qytet dhe vlen të theksohet se që prej fillimit të muajit Qershor në Gjirokastër nuk gjen më vende të lira për t’i akodomuar në njësitë akodomuese./Klan/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH