Kandidati për kryetar të PD-së Fatbardh Kadilli, nga Korça, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në lidhje me garën e brendshme brenda Partisë Demokratike.
"Gara nisi e pabarabarte, është asimetrike sepse kryetari në zyrë i ka te gjitha mjetet për të bërë një fushatë për t’u imponuar në të gjitha aspektet e fushatës.
Po për mua është asimetrike edhe në një aspekt tjetër atë moral, unë kam epërsi morale epërsinë e atij që i ka thënë gjërat në kohën e duhur dhe që sot merr përgjegjësitë për të ringritur PD, jo vetëm por duke forcuar anëtarin e PD", u shpreh ai. /Gazeta Liberale