Pasi u shoqërua nga efektivët në komisariat, Policia tha se 32-vjeçari u ndje keq dhe u dërgua në spital ku edhe humbi jetën, ndërsa në deklaratën e Traumës thuhet se Kurti mbërriti në spital i vdekur.
Ndërkohë nga ana tjetër duket se familjarët i kanë mbyllur derën politikës.
Mësohet se të afërmit e Kurtit kanë kërkuar që vdekja e të riut të mos përdoret politikisht.
Familjarët janë shprehur se politikanët të shkojnë si qytetarë të thjesht pa regji e kamera me vete.
Përveç politikanëve, edhe mediave u është ndaluar të filmojnë homazhet për të ndjerin Kurti.
Prokuroria e Tiranës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pak më parë kanë dhënë një deklaratë zyrtare në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit.
Nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore.