Showbiz

Fakte shkencore mbi njerëzit që vazhdimisht vonohen

Shkruar nga Liberale
Fakte shkencore mbi njerëzit që vazhdimisht vonohen

Më në fund shkencëtarët kanë vërtetuar që vonesat kronike mund të jenë pasojë e shumë çrregullimeve psikike, ndër të cilat është edhe depresioni

Hulumtimi më i ri, të cilin e kanë bërë psikologët nga San Francisko, ka treguar se 17 për qind e njerëzve vazhdimisht vonohen.

Kjo ka të bëjë edhe me vonesat e përditshme në takime të caktuara, apo në punë, mirëpo edhe në kalimin e fateve për përfundimin e detyrimeve.

Njerëzit të cilët vazhdimisht vonohen përsërisin njërën nga format e njëjta të sjelljeve, që është më së shpeshti pasojë e anksiozitetit.

Ata janë të ngjashëm me ata njerëz të cilët vazhdimisht lustrojnë këpucët e veta, me ata të cilët vazhdimisht ndërhyjnë kur të tjerët flasin, por me të tjerët të cilët nuk mund të kontrollojnë shprehinë e caktuar.

Megjithatë, nuk pajtohen të gjithë shkencëtarët me këtë hulumtim.

Vonesa kronike mund të jetë karakteristikë e disa çrregullimeve. Megjithatë, ajo mund edhe të jetë vetëm shprehi e keqe.

– Është e pashembullt që sjelljen e përditshme njerëzore ta vështrojmë pa e analizuar si gjendje mjekësore – thotë dr. Cheryl Jacobson, psikoterapeut dhe ish-drejtor i “Harley Terepy Clinic” nga Londra.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH