Aktualitet

Pashkët Ortodokse/ Kisha: Lutjet do jenë me dyer të mbyllura

Shkruar nga Liberale
Pashkët Ortodokse/ Kisha: Lutjet do jenë me dyer të mbyllura

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë iu bën thirrje besimtarëve të ndjekin të gjitha lutjet përmes radios, pasi ato do të zhvillohen me dyer të mbyllura në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë për shkak të situatës së krijuar prej koronavirusit.

"Në kushtet e vështira në të cilat ndodhemi, përsërisim njoftimin për të gjithë besimtarët e krishterë orthodhoksë se shërbesat e “Javës së Madhe dhe të Shenjtë” do të zhvillohen në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë, me dyer të mbyllura", shkruhet në njoftim.

Njoftimi i Kishës Ortodokse:

Në kushtet e vështira në të cilat ndodhemi, përsërisim njoftimin për të gjithë besimtarët e krishterë orthodhoksë se shërbesat e “Javës së Madhe dhe të Shenjtë” do të zhvillohen në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë, me dyer të mbyllura. Inkurajojmë dhe nxisim të gjithë besimtarët që këto shërbesa lutjeje t’i ndjekin nga:

Radio “Ngjallja”, audio – video. Radio “Ngjallja”, në valët FM Tiranë-Durrës 88.5, Korçë 88.7, Elbasan 93.4, Fier 98.7; në internet: në Facebook Radio “Ngjallja” dhe në Web http://www.radiongjallja.org. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH