Globi

'Ndërtohet' muri i Berlinit me 1 ton çokollatë

Shkruar nga Liberale
'Ndërtohet' muri i Berlinit me 1 ton çokollatë

Tre dekada pas rënies së murit të Berlinit, pastiçieri Patrick Roger krijoi një kopje të tij prej çokollate në punishten e vet.

Muri është gati shtatë metra i gjatë dhe për ndërtimin e tij janë përdorur 1 ton çokollatë.

“Teknikisht, është e qartë se me çokollatën nuk prodhon dot pjesë të këtyre përmasave, është mjaft e rëndë. Është dhe e vështirë për tu punuar, sepse bie, e dëmtohet. Por ideja është që kur të vijë ora për rrëzimin e tij, çdo kalimtar do të ketë mundësinë të marrë një copëz të këtij muri prej çokollate dhe ta ruajë si kujtim”, shprehet Patrick Roger.

Muri do të shkatërrohet, të paktën pjesërisht në mënyrë simbolike në orën 10 e gjysmë të natës, koha kur turma gjigante e njerëzve ishte mbledhur rreth murit të vërtetë 9 nëntorin e vitit 1989./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH