Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbardhur vendimin për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.
Sipas Gjykatës së Posacme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Prokuroria është kontradiktore pasi ka ngritur akuzë të re ndaj Tahirit për “kultivim hashashi”.
Apeli i Posaçëm e cilëson të gabuar edhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke u shprehur se: Gaboi në rikualifikimin e veprës penale.
Po ashtu thuhet ndër të tjera se Tahirit dhe Jaeld Celës nuk iu dha mundësia të mbroheshin për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Burimi: BW