Aktualitet

Emri/ Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Emri/ Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet

Një 32-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasja. Burime zyrtare nga policia bënë me dije u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit Feruzan Shehu.

Si rezultat e një pune të mirëorganizuar dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në rrugën “Mustafa Aranitasi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u bë e mundur kapja e të riut, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë, ndërkohë që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ky shtetas, më datë 19.06.2020, në vendin e quajtur “Busti i Skënderbeut”, në Fushë Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kanosur shtetasin G. B., për t’i marrë një shumë parash nëpërmjet shtrëngimit. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH