Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 11 vite burg, arrestohet i shumëkërkuari i rrezikshëm në Durrës

Shkruar nga Liberale
EMRI/ I dënuar me mbi 11 vite burg, arrestohet i shumëkërkuari i

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Dashamir Koka, i cili është i dënuar me mbi 11 vite burgim nga gjykata e Milanos për disa vepra të rënda penale.

Konkretisht mbi 47-vjeçarin rëndojnë veprat penale si: “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Tortura”, “Rrëmbimi i personit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

"Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”. Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar me mbi 11 vjet burgim, nga autoritetet gjyqësore në Milano, për 4 vepra të rënda penale kundër personit, arrestohet provizorisht për t’u ekstraduar, 47-vjeçari.

Ndalimi i 47-vjeçarit, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me FAST Albanian.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar, si dhe të atyre që posedojnë armë, pa leje, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u kap dhe u vu në pranga provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Dashamir Koka, 47 vjeç.

Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar 47-vjeçarin, me 11 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Tortura”, “Rrëmbimi i personit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian. Nga dënimi i plotë, shtetasit Dashamir Koka i kanë mbetur për të vuajtur 10 vjet, 3 muaj dhe 13 ditë burgim.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Dashamir Koka, në Itali."- njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH