Aktualitet

Emrat/ Plagosi një person me armë 5 muaj më parë, shpallet në kërkim autori

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Plagosi një person me armë 5 muaj më parë, shpallet

Policia e Lushnjës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë të shtetasit Kujtim Meta.

Sipas bluve, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe provave të grumbulluara në lidhje me këtë ngjarje, u bë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u shpall në kërkim. Sipas News 24, bëhet fjalë për 29 vjeçarin Dorian Shurdhi.

“Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e ndodhur më datë 20.04.2022, në Lushnjë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. M. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Pas një pune të mirëfilltë hetimore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 20.04.2022, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç”. Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe provave të grumbulluara në lidhje me këtë ngjarje, u bë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u shpall në kërkim. Për 29-vjeçarin, pas identifikimit nga ana e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.  Vijon puna për kapjen e shtetasit D. Sh. dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton më tej policia.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH