Pas vrasjes së Kastriot Reçit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkuar në Rrëshen.
Reçi u vra sot pranë lokalit të tij, në qendër të qytetit të Rrëshenit me snajper.
Ai ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018.
Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e tij, por dyshohet se ekzekutimi ka lidhje me vrasjen e Kastriot Gjinit në Belgjikë.
Kastriot Reçi dyshohej se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale./Gazeta Liberale