Sport

Ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut fiton titullin e parë në histori, nën drejtim e Shpëtim Duros

Shkruar nga Liberale
Ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut fiton titullin e parë

Nën drejtimin e Shpëtum Duros Struga ka fituar titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Ky sukses për klubin shqiptar në vendin fqinj është i pari në histori, me lojtarët që kanë arsye përse të fitojnë.

Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro bëri një edicion fantastik, teksa pas 28 ndeshjesh kryeson kampionatin me 62 pikë. Skuadra ka shënuar 49 gola deri më tani, sakaq mban mbrojtjen më të mirë me 17 gola të pësuar. Në sfidën e luajtur ditën e sotme, Struga bëri detyrën duke fituar 3-0 me golat e Ibraimit dhe Shabanit (x2).

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH