Aktualitet

Edhe dy ditë për Reformën Zgjedhore, Basha mbledh aleatët në seli

Shkruar nga Liberale
Edhe dy ditë për Reformën Zgjedhore, Basha mbledh aleatët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot në orën 12:30 do të mbledhë aleatët sa i përket Reformës Zgjedhore.

Kujtojmë që edhe dy ditë kanë mbetur nga përfundimi i afatit të dakordësuar mes palëve në Këshillin Politik për të përfunduar Reformën Zgjedhore.

Po ashtu vlen për t'u theksuar se Basha ka kryer disa takime ditët e fundit përfshi ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, Petrit Vasilin apo dhe ekspertët e Partisë Demokratike. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH