Aktualitet

Droga e kapur në Hanin e Hotit, Policia del me njoftim zyrtar

Shkruar nga Liberale
Droga e kapur në Hanin e Hotit, Policia del me njoftim zyrtar

Policia ka dhënë versionin zyrtar për drogën e sekuestruar në Hanin e Hotit. Në njoftim thuhet se gjatë ditës së sotme, policia e Shkodrës kishte marrë informacion në rrugë operative se një kamion me targa shqiptare, që po drejtohej për në Mal të Zi, kishte brenda saj drogë.

Pas ndalimit nga policia, kamioni është drejtuar për në Portin e Durrësit, ku i është nënshtruar testit të skanerit. Nga ky test, ka rezultuar se brenda kamionit, në pjesë të ndryshme të saj, ishin fshehur 17 kilogramë heroinë. Policia ka bërë të mundur ndalimin e shoferit të kamionit, ndërsa është duke punuar mbi identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen rreth 17 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Më datë 26 qershor, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare të DVKM Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, një kamion me targa shqiptare që po qarkullonte për në drejtim të Malit të Zi.

Per nje kontroll me te specializuar kamioni eshte shoqeruar ne Portin e Durresit. ku eshte kontrolluar nga Task Forca permanente e perbere nga strukturat hetimore te DVP Durres, Policia Kufitare e Portit Durres dhe autoritetet diganore te Portit Durres, qe veprojne perhere ne Port.

Nga kontrolli i specializuar rezultoi se ne kamion kishte te fshehur rreth 17 kilograme lende narkotike te dyshuar heroine.

Nga veprimet e para hetimore eshte arrestuar ne flagrance dretuesi i kamionit ku u gjet lenda narkotike.

Grupi hetimor vijon punen per zbardhjen e plote te ketij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave te tjere perfshire ne kete tentative per trafikim te drove te forta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH