Drejtori i Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj, ka zbritur në terren për të monitoruar respektimin e masave kufizuese nga qytetarët. I pyetur nga gazetarët se cilat do jenë masat ndëshkimore nëse në qytetin e Shkodrës do të ketë lokale hapur pas orës policore, Brahimaj shprehet se do japë dorëheqjen.
"Është ndërgjegjësim i kujtdo. Ne duam që të na mirëkuptojnë dhe të zbatojnë rregullat e vendosura nga një strukturë e posaçme shtetërore. Duam që qytetarët të na mirëkuptojnë, duam që niveli i gjobave të jetë zero por nuk do ketë tolerancë", tha ai.
I pyetur nga gazetarët se ka lokale hapur, Brahimaj u shpreh se nëse gjendet një lokal hapur në Shkodër dhe të gjitha bashkitë "do jap dorëheqjen unë".