Aktualitet

Draft-propozimi dhe anulimi i mbledhjes në Gjakovë, Rama: Nuk pres që Vuçiç të thotë bravo, por të paktën ta shikojë Kurti

Shkruar nga Liberale
Draft-propozimi dhe anulimi i mbledhjes në Gjakovë, Rama: Nuk pres

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje si Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç për draft-statutin e propozuar nga ai për një zgjidhje të konfliktit në veri të Kosovës me popullsinë serbe. Rama, në një konferencë për shtyp ku njoftoi se mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë nuk mund të zhvillohet në formatin e planifikuar, u shpreh se nuk pret asgjë nga Presidenti serb Vuçiç, por pret nga Kryeministri Kurti që të paktën ta shikojë draftin.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama shton se për çështjen nuk bëhet fjalë vetëm për opinione të ndryshme, por edhe një kursi përplasje me Bashkësinë Euroatlantike.

Rama shton se Bashkësia Euroatalantike mund të vendosë që Kryeministri i Kosovës nuk pritet më në asnjë derë, por derën në Shqipëri e ka të hapur.

“Nuk pres që Presidenti i Serbisë të thotë bravo, as ta pranojë. Unë s’pres nga ai. Po minimalisht Kryeministri i Kosovës të thotë ok ta shohim. Çfarë problemi ka? Merre shihe njëherë se s’dihet. Ju siguroj që është top, se nuk e kam shkruar unë, e kanë bërë ekspertë të nivelit më të lartë botërorë. Ata që e knaë marrë në Paris, Bruksel, Uashington kanë vetëm fjalë të mira. Ka një pengesë psikologjike që ka të bëjë me natyrën e gjithë politikës së bërë nga dy”.

Me qeverinë e Kosovës, ne kemi marrëdhënie krejtësisht normale. Bëjmë punë rregullisht me qeverinë e Kosovës. Nuk kemi të njëjtin opinion dhe pozicion në këtë çështje. Tani nuk është më çështja që nuk kemi ne të njëjtin opinion, tani është çështja që ka një kurs përplasje, jo me ne sepse Bashkësia Euroatalantike mund të vendosë që Kryeministri i Kosovës nuk pritet më në asnjë derë, derën në Shqipëri e ka të hapur, pavarësisht se ne jemi pjesë e asaj bashkësie dhe i themi asaj Bashkësie “jo, na falni, ne nuk e zbatojmë për shembull”. Por nuk jemi ne këtu. Ne thjesht dhe vetëm shikojmë dhe tmerrohemi nga kjo miopi, është diçka që nuk e kuptoj dhe arsyeja pse unë kërkova për takimin nesër për të pasur një diskutim shterrues lidhur me këto pozicione. Nëse ai i ndan me mua disa informacione dhe më thotë që këtu është një rrezik, unë jam i gatshëm që të kthehem tek Bashkësia Euroatlanike dhe duhet marrë seriozisht. Shikoj vetëm dëme për kombin shqiptar nëse shqiptarët në Kosovë i tregojnë Bashkësisë Euroatlanike që nuk dimë të bashkëpunojmë me ju. Ky është shqetësimi, - u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH