Aktualitet

Donte të fitonte projektin për qentë, zbulohet se ku e kishte fshehur kamerën 40-vjeçarja e skandalit “Gjici”    

Shkruar nga Liberale
Donte të fitonte projektin për qentë, zbulohet se ku e kishte

Pas skandali seksual i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Saft Gjici, i cili u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë, janë publikuar detaje të reja nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, në të cilën thuhet se mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese.

Ish-kryebashkiaku Gjici ruhej dhe tregohej mjaft i kujdesshëm për njerëzit që futeshin në zyrën e tij. Ai i kishte kërkuar 40-vjeçares Alma K., që çelësat e makinës dhe celularin t’i linte në sekretari.

Ish-kryebashkiaku do të dalë ditën e sotme para GJKKO-së. Seanca është parashikuar të mbahet në orën 13:00, ndërsa akuzohet për ‘korrupsion pasiv’. Nga ana tjetër 40-vjeçarja, e cila është në masën ;arrest shtëpie’ akuzohet për korrupsion aktiv.

Alma.K në dëshminë e saj ka thënë se është takuar vetëm dy herë me Gjicin, ku herën e parë i ka prezantuar projektin për qentë dhe sipas saj është ndjerë e ngacmuar seksualisht nga ai. Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi vetë të pranojë seks oral me krybashkiakun, ndërsa kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit. Ditën kur edhe janë filmuar skenat intime, ajo thotë se kishte marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkonte nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH