Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka fituar medalje të artë në Judo Grand Slam, që zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Sportistja nga Peja mposhti në finale xhudisten hungareze Reka Pupp.
Në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, Krasniqi e nisi kompeticionin nga raundi i dytë, ku triumfoi ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba.
Në çerekfinale, Distria fitoi kundër holandezes Naomi Van Krevel, kurse në gjysmëfinale mposhti xhudisten franceze, Astride Gneto.
Krasniqi është medaliste e artë në Olimpiadën e 2020 të zhvilluar në Tokio të Japonisë në verën e 2021.
26-vjeçarja garon në kategorinë deri në 48 kilogramë.