Për shekuj me radhë, diadema ka qenë simbol i kurorës mbretërore në Angli. Ajo lidhet ngushtë me idenë e një princeshe romantike, rininë, feminilitetin, por edhe statusin e saj. Ky aksesor i lashtë shihet edhe sot si një simbol i filmave të Disney-t, ndërsa së fundmi u pa edhe në Met Gala, ku shumë të famshëm, përfshi Blake Lively dhe Anna Wintour, mbanin disa versione të tyre.
Këtë verë, shtëpia e ankandeve “Sotheby's” do të shfaqë disa nga diademat më me ndikim të historisë, shumë prej të cilave nuk janë parë nga publiku për dekada me radhë, në një ekspozitë të quajtur “Fuqia dhe imazhi: Diademat mbretërore dhe aristokratike”.
Ankandi i cili do të hapet në Londër më 28 maj, është një retrospektivë festive e 50 diademave, kushtuar “Jubileut të Platinit të Mbretëreshës”, kur bëhen 70 vjet që kur monarku britanik mori fronin në vitin 1952.
“The Spencer Tiara”, është një nga diademat, e cila është vendosur nga Princeshë Diana, gjatë dasmës së saj me Princin Charles në Katedralen e Shën Palit, një martesë e cila u ndoq nga më shumë se 750 milionë njerëz në 74 vende të botës.
[caption id="attachment_1240754" align="aligncenter" width="727"]
Diadema e princeshë Dianës[/caption]
Diadema e stilit të kurorës, e cila ka një pjesë qendrore në formë zemre plot me diamante i është dhënë hua “Sotheby's London” nga Lord Spencer, vëllai i vogël i Dianës dhe do të shfaqet në ankand për herë të parë që nga vitet 1960.
“The Spencer Tiara”, ishte një aksesor i preferuar i Dianës, e cila thuhet se gjatë gjithë jetës së saj e vendosi shtatë herë.
Ka të ngjarë që diademën t’ia kishte dhuruar gjyshja e saj, Lady Cynthia Hamilton, e cila vetë e mori si dhuratë martese në vitin 1919.
Shefi i sektorit të bizhuterive në “Sotheby's Londër”, Kristian Spofforth është shprehur në një bisedë telefonike se "duke pasur parasysh interesin publik për Dianën, është një nga ato pak objekte që nuk mund t’i vendosësh një çmim”.
Krahas "The Spencer Tiara", në ekspozitë do të jetë edhe një kurorë smeraldi e Mbretëreshës Viktoria, dhuruar nga Princi Albert, kur ajo ishte 26 vjeç.
E ndërtuar në një stil gotik, ajo përbëhet nga 19 smeraldë në formë ovalë që peshojnë deri në 15 karat.
/Përshtatur nga CNN për Liberale.al/ V.Shkulaku
[caption id="attachment_1240752" align="alignnone" width="727"]
Kurora e Mbretëreshë Viktorias[/caption]