Aktualitet

Dhunoi me mjete të forta bashkëshorten, arrestohet 63-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Dhunoi me mjete të forta bashkëshorten, arrestohet 63-vjeçari

Një 63-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi ka dhunuar fizikisht dhe ka plagosur gruan e tij me mjete të forta. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. B., 63 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq.

Në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike duke goditur me mjete të forta në këmbë, bashkëshorten e tij shtetasen D. B., 61 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH