Aktualitet

Dhunohet arkitekti i bashkisë së Vlorës, policia jep detajet

Shkruar nga Liberale
Dhunohet arkitekti i bashkisë së Vlorës, policia jep detajet

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur arkitektin e bashkisë së Vlorës.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.C., 47 vjeç, banues në Vlorë. Seksioni i Hetimit të Krimit ka bërë arrestimin e shtetasit E.C pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A.M (shpallur në kërkim), në lagjen “15 Tetori” kanë goditur për shkak të detyrës shtetasin K.M., me funksion arkitekt pranë Bashkisë Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH