Aktualitet

Dhuna brutale ndaj kushërinjve Maja/ Reagon për herë të parë ministri Bledi Çuçi

Shkruar nga Liberale
Dhuna brutale ndaj kushërinjve Maja/ Reagon për herë të

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për dhunën që anëtarë të fisit Rraja kanë ushtruar ndaj dy kushërinjve Maja në Fushë Krujë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Çuçi u shpreh se askush nuk është mbi ligjin dhe nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë. Ministri shton se 4 persona janë arrestuar dhe po punohet për kapjen e tre të tjerëve.

"Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s'mund t'u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë. Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje. Çdo insinuatë tjetër s'ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë", shkruan Çuçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH