Kosova

Deputetja britanike për ngjarjet në veri: Sulmuesit, milici e mirëpajisur dhe e financuar

Shkruar nga Liberale
Deputetja britanike për ngjarjet në veri: Sulmuesit, milici e

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për ngjarjet e rënda në veri, duke thënë se Policia e Kosovës duhet ta garantojë sundimin e ligjit pa pasur kërcënime për dhunë.

Ajo ka komentuar gjithashtu vrasjen e një zyrtari policor në orët e hershme të së dielës në Banjskë të Zveçanit.

"Situata nuk ka ende fund për shkak të këmbimeve të zjarrit në Manastirin e Banjskës. Pamjet fillestare sugjerojnë se sulmuesit janë milici e financuar dhe e pajisur mirë, përfshirë me pajisje të blinduara.

Duhet të ketë llogaridhënie dhe ata duhet të përballen me drejtësinë. Të shpresojmë se nuk do ketë më të plagosur”, ka shkruar ajo përmes një postimi në “X”.

Deputetja tha në fillim të muajit korrik se nē veri të Kosovës “armët po kontrabandohen në autoambulanca dhe më pas po ruhen në objektet e kishave”.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH