Deputeti opozitar, Kujtim Gjuzi, bëri një akuzë të fortë në rubrikën ‘Opinion’, në News24, teksa tha se disa deputetë po intimidojnë dhe tentojnë të blejnë deputetët e opozitës parlamentare.
“Gramoz Ruçi do të ketë probleme dhe problemet do të jenë 15 kushtet. Nuk ka hapje të negociatave pa u plotësuar kushtet. Të dy liershipët e partive të mëdha kanë brenda kriminelë, njerëz që kanë vrarë. Unë akuzoj Taulant Ballën, në momente të caktuara bën aq presion ndaj deputetëve sa një ditë në katin e dytë, ne sa kishim mbaruar takimin, menjëherë kërkoi të tërhiqeshin deputetët. Ne nuk na blejnë dot, edhe pse kanë ofruar edhe para, por intimidimi në familje është shumë i rrezikshëm. Ka disa deputetë të PS që intimidojnë. Një deputet më tha ‘z.Gjuzi me keqardhje se t’i do lesh disa lekë’. Unë i buzëqesha dhe i thashë rri mënjan se të ka zënë ‘Rama-Covid-19’, mua nuk më zë kollaj. Brenda opozitës nuk ka përçarje”, tha Gjuzi. /Gazeta Liberale