Aktualitet

Ç'po ndodh në Tiranë? 9 të arrestuar, ja për çfarë akuzohen

Shkruar nga Liberale
Ç'po ndodh në Tiranë? 9 të arrestuar, ja për

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale, ku një prej tyre eshte kapur me droge e te tjere per dhune ne familje dhe thyerje te rregullave te qarkullimit rrugor. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u kap shtetasi me inicialet R. K., 59 vjeç, pasi në rrugën “Shaban Bardhoshi”, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar heroinë, si dhe 7 kartëmonedha me prerje 5000 lekëshe, të dyshuara si të falsifikuara.

TË ARRSTUARIT E TJERË

R. T., 26 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. D., 39 vjeç, pasi në rrugën “Ali Ibro”, i ka kundërshtuar duke i goditur me grusht për shkak të detyrës, punonjësit e policisë së rendit publik.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 60 vjeç, sepse në rrugën “Muhamed Deliu”, në banesë, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 49 vjeç, pasi në rrugën “Ramush Haradinaj”, në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. L., 53 vjeç dhe A. L., 36 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

A. A., 34 vjeç, pasi në rrugën “Petrit Radovica”, u kap duke mjetin drejtuar pa lejen përkatëse;

I. U., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë – Tiranë, në vendin e quajtur kthesa e Valiasit, ka përplasur mjetin e policisë “Hyundai”, me drejtues I. H. (i planëzuar me shërbim), ku si pasojë e përplasjes ka kryer një manovër të gabuar dhe ka aksidentuar biçiklistin N. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu shtetasi I. U. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të kryer testin e alkoolit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi I. H., drejtuesi i mjetit të policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH