
Bizneset që nuk kanë ushtruar dot veprimtarinë e tyre, për shkak të pandemisë së koronavirusit, nuk do të kenë barrë tjetër shtesë veç papunësisë.
Bizneset që këto tre muaj nuk kanë punuar, e rrjedhimisht as kanë zënë hapësirë e as kanë ndotur, do të përjashtohen nga tarifa e zënies së hapësirës publike dhe ajo e pastrimit.
Projektvendimi që ka mbërritur në Këshillin Bashkiak dhe pritet të votohet të hënën e javës që vjen, përfshin listën e bizneseve përfituese nga lehtësitë fiskale.
Njësi shërbimi
• Bar kafe
• Restorant, fast-food e të tjera të ngjashme me to
• Pub, diskoteka e të tjera të ngjashme
• Kafe internet, lojëra fati, qendra interneti
• Hotele, motele
• Komplekse sportive, palestra, fitnes, pishina,
qendra e institute kërkimore-shkencore, salla koncerte-mbledhje e videoteka
• Lojëra me kompjuter, lojëra fëmijësh të hapura dhe të mbyllura
Transport pasagjerësh
• Automjet deri 5 vende
• Automjet 6-9 vende
• Automjet 10-25 vende
• Automjet 26-42 vende
• Automjet mbi 42 vende