22 qershori është dita më e rëndësishme për Elvana Gjatën, që mban koncertin e parë recital në stadiumin “Air Albania”.
Koncerti nuk do të bëhej, nëse aty nuk do të ishte mami dhe babi, tha këngëtarja sonte në “Më lër të flas”. Ajo do të jetë motra e artistes, e cila është soprano dhe e ka ndihmuar shumë për koncertin. Këngëtarja tha se ka qenë motra që ja zbuluar e para talentin e saj.
“Nëse nuk është mami, kush do të qajë aty? Patjetër që do të jenë, ata janë forca ime”, u shpreh artistja. E emocionuar, Elvana rrëfen se pika e saj e dobët është babi.
“Babi është pika ime e dobët. E di që ku të shkoj në shtëpi mami do të thotë avash mi avash. Prindërit nuk i ndan dot, por babin e kam pikë të dobët. Është një mbështetje shumë e madhe për mua dhe kujdeset shumë. Kur jam në Tiranë, ai përgatit çdo ushqim që unë konsumoj që të kem energjitë e duhura. Babi gatuan për mua dhe unë ia puth duart”.
Ndërsa motra do të jetë pjesë e koncertit, duke performuar live për publikun.
“Motra është gjithashtu një mbështetje shumë e madhe, me motrën kemi punuar shumë pasi ajo është edhe profesoreshë e Bel Cantos, përveç se është soprano, ka punuar shumë me zërin tim, ka qenë e para që ka evidentuar zërin tim”, tha këngëtarja.
Këngëtarja vazhdon përgatitjet për koncertin “Dekada” që do të mbledhë mijëra dashamirës të muzikës së saj në stadium. Ndërsa këtë mbrëmje u shkëput nga provat për një intervistë ekskluzive në “Më lër të flas”.
Elvana tregoi detajet e koncertit që tha se “ka një jetë që e mendon”.
“Kjo është hera e parë dhe është historike që një artist shqiptar bën një koncert recital. Për mua është shumë krenari dhe përgjegjësi e madhe. Jam e lumtur dhe mirënjohëse që ia arrita kësaj dite. Është dëshirë shumë e hershmja imja”.
Mbi 12 mijë bileta janë shitur deri më tani, ndërsa binjakët Donald dhe Romeo Veshaj e pyetën artisten se cila ka qenë gjëja më e vështirë për t’u përgatitur.
“Është një mori gjërash që duhet ti krijojmë. Na duhet edhe t’i shpikim, sepse nuk ka asnjë strukturë. Çdo detaj është i ndërtuar e shumë dashuri”, u përgjigj Elvana, e cila përshkroi emocionin që ndjen për këtë event gjigant.
“E di çfarë emocioni që është… nuk mund t’ua shpjegoj. Unë kam shumë vite që bëj muzikë. Shumë vite eksperiencë dhe shumë gjëra i përjetoj akoma si fëmijë. Që në momentin e parë që doli reklama, biletat e para që po shiteshin, ishte një emocion kaq i madh… ka ende flutura në stomakun tim. Më vlon gjaku nga gëzimi, nga dashuria, jam shumë me fat”.